Opinion

E paturpshmja Kimete Berisha

Nga Sulejman Mehazi

Sot për soti gazetare, analiste, opinioniste e kritizere që ua ha piten, (petën, si themi ne në Tetovë) jo vetëm femrave, po dhe burrave me shkrimet e saja spektakulare, është kosovarja Kimete Berisha.

Shihet e vërehet se është intelegjente, e guximshme, e mençur, e hijeshme, shkruan bukur, di t’i godas ashpër e rëndë politikanët, po dhe fare nuk i ha palla për shkrimet e saja +16.

Aq e paturpshme është sa që në shumë shkrimet e Kimetes mund të gjejmë shprehje aq vullgare, perveze e të pakëndshme sa që nuk mund t’i shprehin dhe meshkujt, e ku femrat me nivelin e saj. Krejt mirë, superlative je, po vetëm paturpësia e shkrimeve tua nuk na pëlqen.

Sa keq shanë moj Kimete, kur je e nervozuar fare nuk e bën hesap se çfarë thua, këta që i shkruan, oj Kimete bukuroshe, u takon burrave e jo juve.

Pse ti Kimete ofendon aq shumë me shkrimet e tua? Ndoshta hidhërohesh pse nuk të propozojnë, e aspak nuk çajnë kokën për tët’ martuar.

Gazetarja jonë shumë e vyer, Kimete Berisha, mund të mbetet e vetmuar, vetëm pse meshkujt shqiptarë duan gra të turpshme.

E Kimetes i ka plasur turpi. E çështë turpi? Turpi nuk është mbulesë apo perde materiale e dhomave tona që blehen në treg e pazar, turpi është perde metafizike shpirtërore, kjo perde mistike nëse plas e griset atëherë shpirti mbetet i pambuluar, i pa mbrojtur, kur mbetet i pambuluar nga turpi atëherë gjërat apo fenomenet e turpshme duken të prapambetura, kurse të paturpshmet duken përparimtare, moderne sikurse që është Kimete Berisha jonë e bukur./ tetovasot

OPINIONE

INTERVISTA