Shqiperia

E shtuna, heshtje zgjedhore në Shqipëri

Kodi zgjedhor ndalon sot çdo parti apo politikan të bëjë propagandë politike. Dita e fundit para zgjedhjeve konsiderohet heshtje, heshtje zgjedhore dhe këtë ditë punon administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në Nenin 77 të Kodit Zgjedhor thuhet:

Periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore

1. Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

2. Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.

OPINIONE