Bota

Ebadi: ISIS është drejt eliminimit të plotë

Kryeministri irakian Hejdar al-Ebadi të martën tha se forcat irakiane po shkojnë drejt qendrës së qytetit Tel Afar në Mosulin perëndimor dhe shtoi se grupi terrorist ISIS po shkatërrohet totalisht.

Operacioni për çlirimin e qytetit Tel Afar nga pushtimi i terroristëve të ISIS në perëndim të krahinës së Ninva (në veri të Irakut) filloi nga 20 gushti 2017 dhe dy ditë më vonë, rrethimet dhe mbrojtjet e terroristëve përreth qytetit u shkatërruan. Grupi terrorist ISIS ka pushtuar dhe kryer krime në Irak që nga viti 2014, duke pasur mbështetjen ushtarake dhe financiare të Shteteve të Bashkuara dhe vartësve perëndimorë dhe arabë, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Turqinë. Që nga ajo kohë, ushtria irakiane, me mbështetjen e forcave popullore të saj popullore dhe me ndihmën konsultative të Republikës Islamike të Iranit, ka çliruar shumicën e zonave të pushtuara nga elementët e ISIS dhe kjo i ka dhënë fund jetës së ISIS në Irak./ PT

OPINIONE