Edi Rama, mos luaj me dy porta!

Nga: Ayhan Demir

Anadolu Agency publikoi një lajm spikatës në 25 shtator. Të paktën ia arriti të tërheqë vëmendjen time.

Së pari le ti hedhim një sy titullit: “Në Shqipëri u mbyllën disa shkolla në lidhje me FETO-n.”

Tani le të shohim fillimin e lajmit: “Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur të mbyllë veprimtarinë e tre shkollave në lidhje me Organizatën Terroriste FETO që operojnë në vend.”

Ndërsa lajmi vazhdon kështu: “Në kuadër të vendimit u mbyllën medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë, medreseja “Ali Korça” në Kavajë dhe shkolla “Memorial International School of Tirana (MIST)”.

Kini kujdes këtë pjesë: Ky vendim i publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave u mor me anë të propozimit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Me shumë mundësi mendimi i çdokujt që lexon lajmin është kështu: “FETO po humb forcë në Shqipëri.”

Ndërsa mendimi i medias shqiptare është kështu: “Pas takimit me Erdoganin, Edi Rama mbylli të gjithë shkollat e Gylenit. Lajmi u bë i ditur me entuziazëm në gjuhën shqipe nga agjencia turke shtetërore e lajmeve.”

Edhe ky është një titull tjetër: “Kanë lidhje me terroristët e FETO-s” / Presioni i Erdoganit, media turke: Në Shqipëri u mbyllën shkollat “gyleniste”.

Vallë realiteti është ashtu siç tregohet?

Le ta shohim bashkë…

Para së gjithash, si në vendimin e Këshillit të Ministrave, po ashtu as edhe në brendinë e lajmit, nuk gjendet asnjë e dhënë në lidhje me shkakun e “mbylljes” së shkollave. Po, kemi të bëjmë me një veprim, por nuk ka një arsye!

Kjo është e qartë: Nëse në të vërtetë do të bëhej fjalë për një “mbyllje” reale, do të bëhej fjalë edhe për një shkak ose justifikim. Po të ishte mbyllur me dëshirën dhe vullnetin e qeverisë së Shqipërisë, do të theksohej edhe arsyeja. Ndërkohë kur në vendimin e dhënë nuk ka asnjë justifikim. Thjesht janë mjaftuar të thonë se “janë mbyllur”.

Nuk është e nevojshme të mendojmë me detaje: Shkollat e FETO-s nuk i mbylli qeveria shqiptare. Anëtarët e FETO-s i mbyllën me dëshirën e tyre këta shkolla. Ose të themi më drejt, u sollën sikur i mbyllën.

Ajo që bëri qeveria shqiptare ishte të miratonin vendimin e marrë nga anëtarët e FETO-s ose më saktë të lejonin lojën e luajtur nga ana e tyre.

Le të kujtojmë bashkërisht: Zhvillimet që ceken në lajmin e Anadolu Agency i kemi trajtuar në shkrimet tona në gazetën Yeni Akit. Me sa mundëm u përpoqëm të shpjegojmë mashtrimin tatimor të organizatës FETO në Shqipëri: Mashtrimi i FETO-s në Shqipëri, data 1 korrik 2020.

Qoftë edhe nëse do e përsërisim le ta themi dhe një herë: FETO ndërmori një hap të tillë për të realizuar evazion fiskal ndaj shtetit shqiptar, për të përfituar nga pagesat e bëra nga nxënësit, për të shpëtuar nga pesha e pagesave të personelit dhe nga emrat, nga prezenca në shkollë e të cilëve ndjeheshin të shqetësuar.

Le të vijmë tek çështja e “mbylljes”…

Sipas kushtetutës së Shqipërisë arsimi është laik. Përfaqësitë fetare në këtë shtet mbrohen me ligj. Hapja dhe mbyllja e shkollave të lidhura me përfaqësitë fetare së pari mund të realizohet në kuadër të kërkesës së përfaqësive fetare.

Le ta themi më qartë: Shkollat në Shqipëri, të lidhura me përfaqësitë fetare, pa dyshim mund të mbyllen me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Sakaq për këtë paraprakisht nevojitet që këtë ta kërkojë institucioni që përfaqëson shkollën dhe të njëjtin propozim ta shprehë Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ndaj Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Pasi të realizohen këta kushte, Këshilli i Ministrave mund të miratojë hapjen ose mbylljen e shkollave.

E thënë në formë të përmbledhur: Medresetë, si institucione në varësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, institucion ky nën kontroll të anëtarëve të FETO-s, mund të mbyllen veçse duke pasur një kërkesë nga vetë institucioni në fjalë, më pas me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e më në fund me miratimin e Këshillit të Ministrave.

Dhe pikërisht kështu ka ndodhur.

Por nuk flitet aspak për këtë aspekt.

Le ta shohim këtë çështje nga një dimension tjetër…

Turqia ka shprehur ndihma në vlera që arrijnë në miliona dollarë me anë të agjencisë TIKA (Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim), e po ashtu vazhdon të ofrojnë ndihmat e saj. Turqia po ashtu themeloi edhe kompaninë ajrore të Shqipërisë. Po ashtu vazhdon ndërtimin e 500 ndërtesave pas tërmetit që u përjetua në zonën e Durrësit.

Mund ti shtojmë dhe më shumë shembujt: Restaurimi i pesë xhamive të hershme dhe i tre konvikteve studentorë u realizua nga Turqia. Të gjithë harxhimet e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Tiranë u përballuan nga shteti ynë. Shpresojmë që së shpejti do të nisë edhe rigjenerimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Shkurtimisht: Ndërkohë kur Turqia ka ofruar kaq shumë ndihma ndaj Shqipërisë, kur e mbështet qeverinë shqiptare në çdo pozitë të vështirë, çfarë bënë drejtuesit e Shqipërisë për Turqinë, e çfarë po bëjnë konkretisht?

Ne e drejtuam pyetjen, e po prapë ne le ti përgjigjemi: Asgjë.

Dy turqit që u konstatuan se hynë në Shqipëri me pashaportë false u deportuan detyrimisht. Përveç kësaj nuk ka as edhe një shkollë të vetme të FETO-s që ti jetë dorëzuar Turqisë ose nuk gjendet qoftë edhe një shkollë e vetme e FETO-s që të jetë mbyllur.

Në këmbim të kësaj, dosjet e pashaportizimit të anëtarëve të FETO-s presin në presidencë.

Le të bëjmë një përmbledhje tashmë.

Ngjarja e “mbylljes” së shkollave të FETO-s është veçse një lojë e trilluar më së miri.

Teatri i mashtrimit tatimor të FETO-s, për të cilin përgatitet prej muajsh, u shfaq në skenë menjëherë pas takimit të Edi Ramës me Presidentin Erdoğan.

Një fjalë e urtë boshnjake thotë kështu: “Edhe ujqërit janë të ngopur, por edhe qingjat janë në numër të plotë (i vuk sit i ovce na broju).”

Qëndrimin e drejtuesve të Shqipërisë mendoj se më së miri e përmbledh kjo fjalë. Mirëpo Turqia nuk duhet ti japë më shumë premium kësaj shfaqjeje teatrale. Duhet ti thotë “ndalo” kësaj loje të Shqipërisë me dy porta./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne