Egjiptianët protestojnë kundër vizitës së Padrinos së Sharrës

Pas protestës së gazetarëve tunizianë ndaj vizitë së Bin Selman në Tunizi, edhe në Egjipt shumë njerëz janë ngritur në protesta për të kundërshtuar vizitën e trashëgimtarit saudit në Egjipt.

Në mediat sociale, përdoruesit egjiptian e kanë quajtur princin bin Selman, si Padrino i Sharrës. Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, dje bëri vizitën e tij të parë të huaj në Abu Dhabi pas vrasjes së Jamal Khashogi dhe është planifikuar të udhëtojë për në Bahrejn, Tunizi, Egjipt, Algjeri dhe Mauritani. Mohammed bin Salman, i cili jo vetëm që ka qenë në rolin e mbretit në Arabinë Saudite, por edhe udhëheqës i botës arabe në vitet e fundit, tani për t’i shpëtuar izolimit global, shfrytëzon miqtë e tij rajonalë. Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashogi në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë nga forcat e sigurimit saudit, është shkaku kryesor i krijimit të opinionit publik universal kundër Muhamed bin Selman./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne