Eksperti i zhytjes ia kthen të falat kryeministrit

Eksperti i zhytjes Ismail Kosumi  një ditë më vonë ia ka kthyer të falat kryeministrit, duke thënë se as që do të merret me të.

“Zoti Haradinaj as që du të merrem me të. Për ato që i thotë nuk kam asnjë koment. Thotë se nuk e njoh Ismail Kasumin. Por ka qenë Ismail Kasumi i cili për herë të parë kur është kthye nga lufta i ka dhënë mirënjohje. As që du me ndi për të”, ka thënë për express Kasumi.

Tutje ai ka bërë të ditur se sot gjendet në vendin e ngjarjes si dhe po e vazhdon punën rreth gjetjes së policëve.

“Ne jemi duke u përgatitë që të hyjmë në ujë. Terreni është jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Uji është i shpejtë, i cekët. Shtrati i lumit është katastrofë i dëmtuar”, thotë Kasumi.

Për më tepër, dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë të fala zhytësit Kosumi, duke i thënë që të mos japë këshilla nga Prishtina. Të njëjtën gjë kryeministri e ka përsëritur edhe sot.

“I kisha bërë të fala një zhytësi që po e quan vetën maestro, e kish lutur mos t’iu bëjë presion këtyre djemve nga të nxehtit atje”, tha Haradinaj.

Policët e aksidentuar të shtunën kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne