Ekstremistja Alma Lama i del në mbrojtje Qendrim Gashit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi i cili në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë karikaturat e Pejgamberit Muhamed.

Lidhur me këtë, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, deputetja dhe ekstremistja, Alma Lama.

Ajo përmes profilit të saj në Facebook, ka justifikuar veprimin e ambasadorit ndërsa ka thënë se ambasadorët nuk mund të mbrohen vetë nga linçimet publike pasi sipas saj ata duhet t’i mbrojë Ministria e Punëve të Jashtme.

Kjo nuk është hera e parë që Alma Lama mbron qëndrimet anti- muslimanë të politikanëve dhe pesonave të tjerë publik në Kosovë dhe jashtë saj.

Në fund të shkrimit ajo ironizon faktin që mbi 95 % e popullsisë së Kosovës është muslimane duke shkruar se, “Kosova nuk është shtet i BIK-ut (me Kushtetutë) por i të gjithë qytetarëve”.

Ja shkrimi i znj. Alma Lama:

Ambasadorët nuk mund teë mbrohen vetë nga linçimet publike. Ata duhet t’i mbrojë Ministria e Punëve të Jashtme.

Kosova nuk është shtet i BIK-ut (me Kushtetutë) por i të gjithë qytetarëve./GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne