Ekzekutim mafioz në Sukth të Durrësit, dy të vrarë

Dy persona dyshohet se janë vrarë brenda një makine në fshatin Sukth të Durrësit.

Ende nuk dihen detaje për ngjarjen, por mësohet se viktimat janë qëlluar me armë brenda në mjetin e tij Audi me targa AA 111 OI.Dyshimet janë se personat janë qëlluar me armë ndërsa ishin duke ecur me makinë.Burime nga policia thonë se një nga viktima është Ervin Dalipaj. Ky i fundit ka qenë në kërkim për vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në janar të vitit të kaluar në Durrës.

Ervin Dalipaj ishte vënë nën akuzë dhe ishte shpallur në kërkim për akuzuat e rrëmbimit dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të këtij viti në Durrës.

Viktima e dyte sipas policise eshte Juxhin Dautaj./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne