Emrat/ E rëndë në Fier, zhduket 29-vjeçari, policia arreston dy persona. Ja çfarë ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, me protagonistë persona me lidhje gjaku me njëri –tjetrin.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se më datë 16 shtator 2019 ka humbur kontaktet me familjen shtetasi Fatjon Myrtaj 29 vjeç. Tre ditë më vonë, në Policinë e Fierit, ka bërë kallëzim vëllai i të zhdukurit duke thënë se 29-vjeçari është rrëmbyer në qytetin e Vlorës nga Perlat Myrtaj 47 vjeç dhe Ladjon Myrtaj 26 vjeç.

Pas kallëzimit, policia ka vënë në pranga dy të dyshuarit. Për të zhdukurin nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen apo fatin e tij. I arrestuari Perlat Myrtaj e ka djalë xhaxhai Fatjonin./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne