Shqiperia

EMRI/ Zbulohet kandidatura e parë për kreun e SPAK, kush është prokurori

Kur na ndajnë pak orë nga mbyllja e afateve për shprehjen e interesit nga ana e prokurorëve për kreun e SPAK, zbulohet kandidatura e parë për këtë pozicion.

Prokurori i parë që kërkon kreun e prokurorisë së posaçme, është Arben Kraja, i cili ka kaluar me sukses Vetingun në dhjetorin e vitit të kaluar.

Burime nga KLP bëjnë me dije se kërkesa e Krajës është shoqëruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës.

Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, megjithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.

Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milionerë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë tre milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë pasurinë.

Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë.

Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasurisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë./tpz

OPINIONE

INTERVISTA