Një enciklopedi me 28 vëllime që mbulon një listë prej 50000 dorëshkrimesh të Kur’anit, Hadithit është ekspozuar në Panairin e 49-të Ndërkombëtar të Librit në Kajro, Egjipt.
Sipas faqes së internetit elbalad, koleksioni, i cili është botuar nga Instituti Botues i Bibliotekës së Qendrës Islame Al-Azhar, është ekspozuar në pavionin e qendrës në ekspozitë.
Enciklopedia përmban një bibliografi të dorëshkrimeve Kur’anore, përshkrimet e personave që kanë shkruar, kohën e shkrimit, si dhe tiparet fizike të veprave, duke përfshirë madhësinë e tyre dhe numrin e faqeve.
Një version elektronik i enciklopedisë gjithashtu është vënë në dispozicion për studiuesit.
Qendra Islame Al-Azhar ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit të Kajros për të dytin vit radhazi. Panairi i 49-të Ndërkombëtar i Librit në Kajro u hap më 27 janar dhe vazhdojë deri më 10 shkurt 2018.
Burimi : IQNA/ ML