Erdogan: Ajo që ka ndodhur në Gaza që nga 7 tetori i kaluar nuk është luftë, është gjenocid

Presidenti i Turqia, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ajo që ka ndodhur në Gaza nga sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar nuk është luftë, por është gjenocid.

Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të shtabit në kampusin e Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare në Istanbul, ku u adresua me një fjalim para të pranishmëve. Ai theksoi se për sa kohë që “Izraeli kërkon sigurinë e tij duke pushtuar më shumë toka, asnjë vend në rajon, përfshirë Turqinë, nuk mund të ndihet 100 për qind i sigurt”.

“Dëshira e Turqisë është që së shpejti të shpallet një armëpushim në mënyrë që banorët e Gazës të marrin frymë më lehtë”, tha ai.

Presidenti turk po ashtu theksoi se vendi i tij në samitin e NATO-s në Washington tha qartë se duhet të bëhet më shumë presion ndaj qeverisë izraelite që të arrihet armëpushimi./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne