Erdogan: Çmimi Nobel për Letërsi i është dhënë përfaqësuesit të një grupi të vampirëve intelektualë

Dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, të cilin Presidenti Erdogan e quajti si përfaqësues i grupit të vampirëve intelektualë, është tregues i formimit të një komuniteti vampirësh.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan foli në Këshillin e 6-të të Grave në Qeveritë Lokale Ndërkombëtare që u organizua në sallën Congresium të Dhomës Tregtare të Ankarasë (ATO).

Në lidhje me reagimin e tij ndaj Çmimit Nobel, Presidenti Erdogan tha se “Në emër të kombit tim, do të doja të falënderojë të gjithë liderët politikë që mbështetën këtë qëndrim të nderuar”.

“Dhënia e Çmimit Nobel personit të quajtur Peter Handke, që është përfaqësues i grupit të vampirëve intelektualë, është tregues i formimit të një komuniteti vampirësh. Ky nuk është një çmim i njëjtë sikurse ai i dhënë profesorit tonë të nderuar Aziz Sancar, apo letrarit tonë Orhan Pamuk. Ju nuk mund dhe nuk do të mashtroni askënd”, deklaroi Erdogan.

Çmimi Nobel për Letërsi këtë vit iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe është admirues i kasapit serb Sllobodan Millosheviq.

Dhënia e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit Handke, i cili pretendon që boshnjakët janë vetëvrarë, hyri në historinë e Nobelit hyri si një njollë e zezë, ndërsa shkaktoi reagime të mëdha edhe në opinionin publik ndërkombëtar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne