Erdogan dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike për Libinë dhe ekonominë

Presidentët e Turqisë dhe SHBA-së sot zhvilluan një bisedë telefonike për të diskutuar zhvillimet në Libi, si dhe marrëdhëniet ekonomike.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump u pajtuan të ruajnë koordinimin për stabilitetin e përhershëm në Libi dhe të arrijnë objektivin tregtar prej 100 miliardë dollarësh.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi bisedën telefonike.

“Presidenti Trump dhe Presidenti Erdoğan diskutuan çështjet pozitive të tregtisë midis SHBA-së dhe Turqisë dhe nënvizuan besimin tonë në nevojën për një zgjidhje të negociuar të çështjeve rajonale”, shkroi në Twitter zv/sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Qeveria e re e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-së, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të ofensivës ushtarake nga forcat besnike të Haftar-it.

OKB e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga kryeministri al-Sarraj si autoritet legjitim të vendit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne