Erdogan: Do t’i mbrojmë interesat tona në Mesdheun Lindor me fregata dhe avionë

Kreu i shtetit turk bëri deklarata të rëndësishme gjatë Ceremonisë së Çmimeve për Kampionët e Eksportit, organizuar në Stamboll.

Duke folur për situatë në Mesdheun Lindor, Erdogani tha se nëse ka nga ata që i shohin aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit natyror në Mesdheun Lindor si një punë e thjeshtë, kjo do të thotë se ata s’marrin vesh aspak nga kjo çështje.

“Ne po bëjmë kërkime në vendet që na janë caktuar neve. Kemi 4 anije, 2 prej të cilave bëjnë sondime dhe 2 të tjera kërkime. Tani këto janë anije që na përkasin neve. Në rast se dikush bën lojëra, ne do t’i vazhdojmë aktivitetet tona po qe nevoja edhe duke i vendosur të gjitha fregatat tona dhe avionët tanë pranë anijeve tona. Ata paskan dhënë urdhër për të arrestuar punonjësit e anijeve! Ta shihni në ëndërr, kë do të arrestoni?! Ne do ta mbrojmë personelin e atjeshëm. Përpjekjet tona po vazhdojnë edhe tani”, u shpreh ai.

Erdogani reagoi gjithashtu në lidhje me deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për Mesdheun Lindor.

“Presidenti francez dashka që ne të tërhiqemi nga kërkimet tona! Çfarë je duke thënë? Ne ndajmë të njëjtin bregdet këtu, jemi garantues në Qipro. Ti kush je? Ne jemi të vetëdijshëm për peshën e barrës sonë. Por t’i nuk ia ke idenë kësaj barre”, tha presidenti turk mes të tjerash./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne