Erdogan: Kurrë nuk do ti ndalim hapat që hidhen kundër terrorit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se kurrë nuk do të ndalen hapat që hidhen në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Konferencën e 3-të të Kryeparlamentarve të mbajtur në Stamboll me temë “Lufta Kundër Terrorit dhe Lidhja Rajonale”.

Duke e bërë të ditur se operacionet antiterroriste të kryera nga Forcat e Armatosura Turke në Siri dhe Irak kurrë nuk synojnë integritetin territorial dhe të drejtat sovrane të këtyre vendeve, Presidenti Erdogan tha se operacioni “Burimi i Paqes” që la prapa ditën e 3-të do të kontribuojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë të strehuar në Turqi në shtëpitë e tyre.

“Lufta jonë nuk është kundër vëllezërve tanë kurdë, por kundër organizatës separatiste terroriste PKK dhe fraksionit të saj në Siri PYD/YPG.

Kreu i shtetit turk gjithashtu shtoi se “Kjo luftë nuk do të ndalë pa marrë parasysh se kush çfarë thotë”, ndërsa tha se “Nuk ka kthim prapa”.

“Problemet tona nuk janë fati i gjeografisë sonë, është në duart tona për të ndaluar këtë rrugë të keqe”, deklaroi Erdogan, ndërsa tha se operacioni “Burimi i Paqes” nuk kryhet për të coptuar, ndarë Sirinë, por për të mbrojtur ligjin e të gjithëve që jetojnë në këtë vend. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne