Erdoğan merr pjesë në faljen e namazit të teravisë në sheshin Yenikapı të Stambollit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Këtu është Stamboll, me emrin ndryshe ‘Islamboll‘. Këtu nuk është Konstandinopojë, por ka njerëz që duan ta shohin si të tillë këtë vend”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas programit për namazin e teravisë që u fal me 20 rekate në mënyrën enderun, traditën osmane në sheshin Yenikapı të Stambollit në kuadër e 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit të organizuar nga kryesia e Çështjeve Fetare Diyanet dhe Foncadicioni Diyanet i Turqisë, Erdoğan tha se për qytetarët që e prisnin pas programit se në këtë natë të rëndësishme kanë falur namazin e teravisë bashkë me qindra mijëra persona.

“Kujtoni ata që thanë se në vendin tonë ‘filloi persekutimi në vitin 1453‘. I mbani mend apo jo? Këtë natë këtu festohet 566 vjetori i çlirimit, jo persekutimit. Këtu është Stamboll, me emrin ndryshe ‘Islamboll‘. Këtu nuk është Konstandinopojë, por ka njerëz që duan ta shohin si të tillë këtë vend. Kemi 22 ditë kundër atyre që duan ta shohin kështu”, theksoi Erdoğan duke vazhduar më tej:

“Duhet të punojmë natë e ditë pa dallim që këtu të vërtetohet plotësisht se ku ka qenë dhe ku kemi arritur. Këtë duhet t‘ua shpjegojmë të gjithëve. Gjithashtu duhet të themi se në vitin ‘1453 nuk filloi persekutimi por çlirimi i vërtetë dhe kanë kaluar 566 vite‘. Për këtë duhet të punojmë shumë, Allahu ju ndihmoftë. Të mos e harroni këtë hadith ‘Njeriu është me ata që do‘. Edhe ne e duam shumë njëri- tjetrin dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Erdoğan.

Pas namazit të teravisë kreu i Çështjeve Fetare Diyanet, Ali Erbaş bëri duanë e madhe për qindra mijëra hatmet e lexuara gjatë muajit të Ramazanit në xhamitë e Turqisë.

Ndërkohë që edhe presidenti Erdoğan para kësaj duaje lexoi ajetet 285 dhe 286 nga surja Bekare e Kur’anit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne