Erdogan: Në Palestinë po përjetojmë masakër të ngjashme me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, shprehu urimet e tij me rastin e Mevludit, përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, duke u lutur për paqe dhe bekime jo vetëm për myslimanët, por për mbarë njerëzimin. “Në këtë rast të veçantë që shënon lindjen e Profetit, përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë Profetin tonë të dashur Muhamed, udhërrëfyesin dhe udhëheqësit tonë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Lutem që nata e Mevludit të sjellë mirësi dhe bekime për myslimanët dhe mbarë botën”, shkroi ai. Presidenti Erdogan po ashtu mori pjesë në “Programin e Hapjes së Javës së Mevludit” të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare në Istanbul. Në fjalën e tij me këtë rast, ai tha: “I vetmi person që marrim si shembull në jetën e kësaj bote, gjurmët e të cilit i ndjekim dhe rrugës së të cilit ia kushtojmë jetën tonë, është Profeti ynë Muhamed. Ai është udhërrëfyesi ynë, udhëheqësi ynë dhe i dashuri ynë për të cilin do ta jepnim jetën”

Myslimanët në mbarë botën festojnë Mevlid al-Nabawi më 12 Rabi-ul-Avwal sipas kalendarit hënor. Kjo ditë është një festë publike në disa vende me shumicë myslimane, duke përfshirë Pakistanin, Indonezinë, Malajzinë, Bangladeshin dhe disa pjesë të Indisë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne