Erdogan: Nëse Libia bën kërkesë, ne dërgojmë ushtarët tanë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nëse Libia bën kërkesë, Turqia mund të dërgojë ushtarë në këtë vend.

Erdoan mbajti fjalim në programin “Çdo njeri është një botë” organizuar me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Ankara në kryeqytet.

Në fjalimin e tij, duke iu referuar marrëveshjes me Libinë për përshenjimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdheun Lindor, Presidenti Erdogan tha: “Nëse Libia kërkon ushtarë prej nesh, ne do të dërgojmë aq sa është e nevojshme dhe e mjaftueshme”.

Në fjalimin e tij ai qëndroi edhe në problemin e liderëve në Evropë.

“Në Evropë për momentin ka një krizë liderësh në aspektin serioz dhe ka një boshllëk në këtë çështje. Unë nuk kam kurajën që të mund të them se ky lider i Evropës është për tu marrë shembull”.

Presidenti turk u shpreh edhe në lidhje me bisedat me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Presidenti Trump nuk ka një agjendë të fshehtë. Çfarë si e thotë në mënyrë të qartë. Edhe mua më shprehet qartë dhe të njëjtën gjë bëj edhe unë ndaj tij. Edhe me Putinin nuk kemi agjendë të fshehtë. Kur të dilni ju (rusët), ne do ta pastrojmë atë rajon (në Siri) nga terroristët dhe pastaj do të dalim”, u shpreh Erdogan.

“Na pyesin kur do dilni nga Siria? Kur të dilni ju, kur ta kemi pastruar atë nga terroristët, atëherë do të dalim”, tha Presidenti turk.

Duke iu referuar edhe atyre që nxjerrin pengesa ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE, Erdoan tha: “Na thonë: ’Ju keni shumë influencë, por arsyeja e vërtetë nuk është kjo. Arsyeja e vërtetë është se ne jemi myslimanë”.

Ai tha se nëse një ditë atij do ti jepet Çmimi Nobel për Paqen, ai nuk do ta pranojë këtë çmim.

“Nobeli e ka konsumuar veten. Nobeli është në pozicionin e një institucioni politik, ideologjik. Për mua Nobeli nuk ka asnjë vlerë dhe asnjë reputacion. Ne si Turqi nuk do të marrim pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Vlerësimi i një krimineli të tillë është bashkëveprim në mizori”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne