Erdogan: Nuk lejojmë shkeljen e të drejtave të bashkëkombësve tanë në Qipro

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Nuk do të lejojnë shkeljen e të drejtave të bashkëkombësve në Qipro.

Presidenti Erdoan vlerësoi për gazetarët “tensionin e gazit natyror” në Mesdheun Lindor, që përshkallëzohet nga ana e palës greko qipriotë.

Ai tha se ashtu siç ka të drejtë Qiproja e Jugut në rajon, në të njëjtën mënyrë kanë të drejtë edhe shtetasit e Qipros së Veriut.

“Të na falin shumë por këto të drejta nuk ua lëmë atyre që nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje. Ne jemi të vendosur të mbrojmë deri në fund të drejtat e vëllezërve tanë, bashkëkombësve tanë të Qipros së Veriut, veçanërisht në rajonin ekskluziv ekonomik. Për këtë arsye jemi prezent në rajon si me anijet e reja të sondazhit që kemi blerë, edhe me anijet tona për të bërë kërkime atje. Për mbrojtjen e tyre të gjithë ndodhen në rajon, edhe fregatat e Forcave të Armatosura Turke” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne