Erdogan nuk do të lejohet të mbajë tubime në Gjermani

Gjermania thotë se do të jetë e papërshtatshme, që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan t’u adresohet turqve në Gjermani gjatë samitit të G20-s javën e ardhshme.Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha se Turqia e ka bërë zyrtarisht këtë kërkesë, por kjo nuk është një ide e mirë.

“Kjo nuk është një ide e mirë dhe ne kemi justifikim kushtetues për ta refuzuar atë. Në kuadër të G20-s, ne nuk kemi forca të mjaftueshme policie për të garantuar sigurinë, në rast të një fjalimi të Erdoganit para turqve. Vendi ynë është një vend i hapur, por nuk kemi ndërmend të sjellim konfliktet e brendshme politike të vendeve të tjera, brenda nesh”, tha Gabriel.Samiti i G20-s do të zhvillohet në Hamburg në datat 7-8 korrik. Turqia ishte zemëruar nga refuzimet e Gjermanisë për të lejuar politikanët pro Erdoganit, që të merrnin pjesë në tubime në Gjermani gjatë fushatës elektorale në mars.Erdogani madje përdori tone të ashpra ndaj Gjermanisë, duke e akuzuar qeverinë për sjellje të tipit nazist. Ministrat turq donin të bindnin diasporën turke të votonte pro në referendumin kushtetues të prillit, në të cilin Erdogan mori fuqi shtesë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne