Bota

Erdogan: TANAP-i, projekt jetik për Turqinë dhe Azerbajxhanin

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, në kryeqytetin Baku, Erdogan, i cili u inagurua të hënën si presidenti i parë me pushtet ekzekutiv i Turqisë, tha: “TANAP-i është një projekt jetik si për ne, ashtu edhe për Azerbajxhanin”.

TANAP-i, i cili u inagurua në qershor, është gazsjellës që shtrihet nga kufiri turko-gjeorgjian deri në kufirin turko-grek për të furnizuar me gaz natyror Turqinë dhe vendet evropiane.

Gazjellësi me gjatësi 1.850 km është pjesa më e madhe e Korridorit Jugor të Gazit (SGC), 3.500 km i gjatë, i cili u inaugurua më 29 maj në Baku.

Erdogan tha se projekti ka rëndësi të madhe për të ndërtuar lidhje mes Azerbajxhanit dhe Evropës, krahas lidhjes midis Turqisë dhe Azerbajxhanit.

“Ai gjithashtu ka rëndësi në atë që është investim strategjik”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdogan theksoi se marrëdhëniet turko-azerbajxhanase janë forcuar mbi parimin “një komb, dy shtete” duke iu referuar rrënjëve turke të të dyja kombeve.

Udhëtimi i Erdoğanit në Azerbajxhan është vizita e tij e parë zyrtare që nga inaugurimi i së hënës nën sistemin e ri presidencial të Turqisë duke vazhduar traditën e liderëve turq, të cilët vizitojnë Azerbajxhanin dhe Republikën Turke të Qipros Veriore pas marrjes së detyrës.

Turqia zyrtarisht kaloi në sistem të ri presidencial të qeverisjes pasi Erdogan të hënën u betua për t’u bërë presidenti i parë i Republikës së Turqisë nën sistemin e saj të ri./ trt

OPINIONE