Presidenti Recep Tayyip Erdogan pas përfundimit të kontakteve në Japoni kaloi në kryeqytetin Pekin të Kinës.
Erdogan u prit nga ana e Presidentit kinez Xi Jinping me ceremoni zyrtare në Sallën e Madhe Popullore me ceremoni zyrtare.
Pas ceremonisë të dy liderët kaluan në takimin kokë më kokë dhe mes delegacioneve.
Në prononcimin e tij para takimit mes delegacioneve Presidenti Erdogan falënderoi Presidentin Jinping dhe popullin kinez për mikpritje.
Erdogan rikujtoi se viteve të fundit me Presidentin Jinping janë takuar shpesh për konsultime, ndërsa tha se çdoherë janë dakorduar për të përforcuar marrëdhëniet turko-kineze me një botëkuptim afatgjatë dhe me pikëpamje strategjike.
Duke bërë të ditur se beson që Turqia dhe Kina, dy vende me marrëdhënie mijëvjeçare të themeluara mbi qytetërimet e lashta që lidhen me rrugën e mëndafshit, kanë potencial të madh për të forcuar bashkëpunimin mes tyre, kreu i shtetit turk tha: “Politika e ‘Një Kine të vetme’ është me rëndësi strategjike për Turqinë. Vizita ime në Kinë po zhvillohet në një kohë të rritjes së testimit global të paqes dhe stabilitetit. Forcimi i marrëdhënieve Turqi-Kinë, gjithashtu do të sigurojë një kontribut të madh për stabilitetin rajonal dhe global”.
Gjatë vizitës në Kinë Presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, shoqërohen nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Cevdet Yilmaz, kreu i Departamentit për Komunikime të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin.
Erdogan do të marrë pjesë në darkën që do të shtrohet për nder të tij nga Presidenti Xi Jinping./trt