Erdogan: Turqia nuk do t’ua kthejë kurrë shpinën kauzës dhe popullit palestinez

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia nuk do ti kthejë shpinën kauzës palestineze dhe popullit palestinez dhe do të vazhdojnë të ndajnë me vëllezërit palestinezë të gjitha mundësitë që kanë në duar.

Presidenti Erdoan priti deputetët me origjinë arabe në Parlamentin izraelit.

Pritja në Pallatin Huber në Stamboll me dyer të mbyllura për median zgjati 1 orë e gjysmë.

Në deklaratën e rastit, presidenti Erdoan tha se Turqia përdor të gjitha mundësitë që zotëron në mënyrë që të marrë fund pushtimi në Palestinë si vendosjen e paqes dhe qetësisë në këtë vend.

“Turqia nuk do ti kthejë shpinën kauzës palestineze dhe popullit palestinez dhe do të vazhdojnë të ndajnë gjitha mundësitë që kanë në duar me vëllezërit e saj” tha Erdoan.

Në pritjen e deputetëve, Presidenti Erdoan i shprehu falënderimet e atyre për misionin kritik që kanë marrë përsipër për të përfaqësuar vullnetin e palestinezëve në Parlamentin e Izraelit dhe i bëri thirrje për të vazhduar të veprojnë në unitet”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne