Erdogan: Turqia vepron atje ku të tjerët nuk veprojnë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve për të mbështetur punimet e Turqisë për çështjen e Sirisë.

Në artikullin e publikuar në gazetën amerikane “Wall Street Journal”, Presidenti Erdogan preku në Operacionin “Burimi i Paqes” që po zhvillohet në lindje të lumit Eufrat në Siri kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DAESH.

Në artikullin e tij me titull “Turqia vepron atje ku të tjerët nuk veprojnë” Presidenti Erdogan shkruan se që nga fillimi i luftës civile siriane në 2011, asnjë vend nuk e ka ndjerë dhimbjen e krizës humanitare më shumë se Turqia.

“Ne morëm 3.6 milion refugjatë sirianë – më shumë se çdo vend tjetër – dhe shpenzuam 40 miliardë dollarë për t’u ofruar atyre arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim”, bëri të ditur Erdogan.

Ai tha se “Kultura jonë e mikpritjes na detyroi të plotësojmë barrën e pritjes së miliona viktimave të luftës me shumë pak ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Megjithatë, në një pikë të caktuar, Turqia arriti kufirin e saj. Administrata ime në mënyrë të përsëritur paralajmëroi se ne nuk do të jemi në gjendje t’i ndalojmë refugjatët të udhëtojnë në perëndim pa mbështetje financiare ndërkombëtare. Këto paralajmërime binin në vesh të shurdhër ndërsa qeveritë, të etur për të shmangur përgjegjësinë, e portretizuan si një kërcënim atë që synohej si një deklaratë e thjeshtë fakti”, shkroi Erdogan.

Kreu i shtetit turk theksoi se qëllimi është që të luftohet me organizatat terroriste YPG/PKK dhe DAESH, ndërsa shtoi se “Ne kundërshtojmë krahasimin e kurdëve sirianë me organizatën terroriste PKK”.

Ai gjithashtu kritikoi edhe Ligën Arabe, e cila del kundër operacionit në fjalë duke thënë se “Anëtarët e Ligës Arabe, e cila e ka përshkruar operacionin e Turqisë në veri të Sirisë si një pushtim, duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve. Meqenëse ata janë kaq të pakënaqur me përpjekjet e Turqisë për të ribashkuar refugjatët sirianë me tokat e tyre stërgjyshore, sa viktima të luftës kanë pranuar? Sa kontribuuan në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës humanitare në Siri? Cilat nisma politike ata mbështetën për të ndaluar luftën civile? Liga Arabe, deklaratat e së cilës nuk pasqyrojnë pikëpamjet dhe ndjenjat e vërteta të popullit arab, nuk ka asnjë legjitimitet”.

Duke e bërë të ditur se komuniteti ndërkombëtar humbi mundësinë e tij për të parandaluar që kriza Siriane të tërhiq një rajon të tërë në një vorbull të paqëndrueshmërisë, Presidenti Erdogan tha: “Shumë vende u është dashur të merren me efektet anësore negative të konfliktit, përfshirë migrimin e parregullt dhe sulmet terroriste. Operacioni Burimi i Paqes paraqet një shans të dytë për të ndihmuar Turqinë të përfundojë luftërat me prokurë në Siri dhe të rivendosë paqen dhe stabilitetin në rajon. Bashkimi Evropian – dhe bota – duhet të mbështesin atë që Turqia po përpiqet të bëjë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne