Erdogan: Vëllazëria islame nuk ka kufij, Allahu na mundësoi të jemi ensarë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vëllazëria islame nuk ka kufij

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e zhvilluar me rastin e Javës së Mevludit, Presidenti Erdoan tërhoqi vëmendjen në shqetësimet që jetohen në botën islame.

Ai rikujtoi vëllazërinë e muhaxhirëve dhe ensarëve (populli i Medinas që ndihmoi emigrantët myslimanë).

“Allahu na mundësoi të jemi ensarë. Kurse vëllezërve sirianë, që janë arratisur nga bombardimet u mundësoi të jenë muhaxhirë. Vëllezërit tanë (sirianët) do të kthehen me shpresë kur gjendja të rregullohet atje. Por ne nuk mund ti përzëmë, ne nuk mund ti dërgojmë ata nën bombardime. Ky është kuptimi ynë nga vëllazëria”, u shpreh Erdoan.

Ai tha se vlerat që e bëjnë njeriun njeri janë nën një sulm të rëndë, mbase aq sa nuk kanë qenë kurrë përgjatë historisë.

“Në rajonet islame, që për qindra vjet kanë qenë troje të paqes dhe mirëqenies, sot dëgjohen thirrjet e jetimëve, grave, nënave që i kanë dhënë fëmijët kurban për plumbat qorre. Qytetet tona të lashta që kanë qenë djep i qytetërimeve janë kthyer në gërmadha të mëdha në duart e diktatorëve që bëjnë mizori ndaj popullit të vet” u shpreh Presidenti turk.

Ai nënvizoi edhe dëmet e shkaktuara nga organizatat terroriste.

Organizatat terroriste masakrojnë besimtarët që falen në xhami, fëmijët që shkojnë në shkollë. Qytetërimi islam nga njëra anë përballet me tufat e katilëve si DAESH-i, Boko Haram, Es-Shebap, FETO, PKK, YPG, ndërsa nga tjetër përballet me një gjenocid kulturor të analfabetizmit. Organizatat terroriste neonaziste, që janë kryqëzatat e ditëve të sotme, vendet më të zhvilluara në botë, vendet të ashtuquajtura demokratike ua helmojnë jetën myslimanëve”.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne