Erdogan: Zhvillimet në Idlib janë kthyer në favor të Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se zhvillimet në Idlib janë kthyer në favor të Turqisë në këtë moment.

Duke folur në hapjen e Akademisë Politike të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të mbajtur në kryeqytetin Ankara, Erdogan bëri të ditur se në Libi ata kthyen mbrapsht situatën që u zhvillua në favor të udhëheqësit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje, Halife Haftar, ndërsa shtoi se “Edhe zhvillimet në Idlib të Siri janë në favor të Turqisë”.

Erdogan shtoi se në Idlib kanë rënë dëshmorë 3 ushtarë, ndërsa tha se humbjet e regjimit të Esadit janë shumë më të mëdha.

Duke vënë në dukje se negociatat me Rusinë në lidhje me krizën në rajon po vazhdojnë, Erdogan tha: “Ne jemi në Siri me Marrëveshjen e Adanës. Është e pamundur që Esadi të qëndrojë në këmbë pa mbështetjen e Rusisë. Pavarësisht se kush nga provokon ne do ta shkatërrojmë. Nuk duam terror në rajonin tonë, duam që këto troje të jenë troje të paqes. Nuk është e mundur që Esadin, i cili vrau qindra mijëra qytetarë të tij, ta shohim si mik”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne