Etiopi – Parandalohet një tentativë për grushtshteti, vritet shefi i Shtatmadhorisë

Qeveria e Etiopisë bëri të ditur se shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura, Seare Mekonnen, është vrarë gjatë tentativës për grushtshteti.

Kryeministri etiopas, Abiy Ahmed, njoftoi mëngjesin e së dielës se gjenerali Mekonnen është plagosur rëndë, ndërsa zëdhënësi i tij Nigusu Tolahun tha se Mekonnen është ndarë nga jeta për shkak të plagëve të rënda.

Tolahun theksoi se gjenerali Mekonnen vdiq në përpjekje për të parandaluar tentativën për grushtshteti në krahinën veriore Amhara. Ai tha gjithashtu se shefi i Shtatmadhorisë u vra nga truproja e tij, i cili në atë rast vrau edhe gjeneralin e pensionuar Geza Aberu.

Vrasësit janë arrestuar, ndërsa Zyra e Kryeministrit Ahmed njoftoi se tentativa e parandaluar për grushtshteti u drejtua nga gjenerali Asaminew Tsige, shef i forcave rajonale të sigurisë në Amhara.

Në muajin prill të vitit të kaluar, me një amnisti të nënshkruar nga Kryeministri Ahmed, Asaminew u lirua nga burgu ku vuante dënimin si i burgosur politik.

Gjatë tentativës për grushtshteti është plagosur rëndë edhe prokurori i përgjithshëm i Amharas, Migbaru Kebaba./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne