Euronews: Përkrahja për popullin sirian preteksti i fuqive të mëdha

Rrjeti televiziv Euronews deklaroi se Amerika po shfrytëzon pretekstin e përkrahjes së popullit sirian për të justifikuar agresionin kundër Sirisë dhe fsheh planet e vërteta të Perëndimit për shpërbërjen e Sirisë.

Duke raportuar mbi reagimet rajonale ndaj sulmit amerikan kundër Sirisë, Euronews shton: Imami i namazit të xhumasë në Teheran dënoi ashpër sulmin amerikan kundër Sirisë, ndërsa Hakim Al Zamili, kryetari i komitetit të mbrojtjes kombëtare të Irakut, paralajmëroi se sulmi raketor amerikan kundër Sirisë do të forcojë grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra. Euronews vazhdon raportimin duke cituar një qytetar të Kajros, i cili thotë: Çfarë mund të pritet nga Amerika? Qëllimi i Amerikës është pushtimi i vendeve dhe grabitja e pasurive të tyre, sepse Uashingtoni nuk dëshiron të ndihmojë popullin sirian, pasi qeveria e Trump është e vetmja qeveri që ka ndaluar hyrjen e refugjatëve sirian në Amerikë. Gjithashtu duke theksuar se Trump e ka bërë të qartë se faturën e sulmit amerikan në Siri do ta paguajnë vendet arabe të Gjirit Persik, Euronews shton se vetëm 23 nga 59 raketa kanë rënë në bazën ajrore të Sirisë dhe shton: Ku ranë 36 raketa të tjera? Përgjigja është, kjo s’ka rëndësi se ato paguhen nga Arabia Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne