Bota

Evropa njoftoi zyrtarisht se Izraeli mbështet al Nusrën

Ish kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s njoftoi zyrtarisht se regjimi sionist i ka dhënë mbështetje organizatës terroriste al Nusra në shumë fusha.

Ish kryetari i komitetit ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO-s, gjenerali Petr Pavel rrëfeu se Izraeli, pushtuesi i Jerusalemit i dha mbështetje organizatës terroriste al Nusra në shumë fusha. Sipas deklaratave të gjeneralit, organizata terroriste al Nusra nuk konsiderohet si një kërcënim për Izraelin dhe synon vetëm Sirinë në veprimet e saj terroriste.

Gjenerali Pavel, i cili foli për një gazetë çeke, u shpreh se marrëdhënia midis Izraelit dhe al Nusrës nuk ndikon në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Izraelit, sepse Izraeli është një aleat i afërt i NATO-s.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë perëndimor i cili ka vënë në pah marrëdhënien e dyshimt midis Izraelit dhe grupeve terroriste në Siri, bënë deklarata të tilla.

Qeveria siriane ka raportuar shumë herë se regjimi terrorist i Izraelit ka mbështetur organizatat terroriste në Siri dhe e ka dënuar një gjë të tillë.

Regjimi racist izraelit i njoftoi haptazi organizatat terroriste se armët dhe mbështetja logjistike, si dhe terroristët të cilët u plagosën në konflikt në Siri, janë duke u trajtuar.

Sipas raportit, në përgjigjen e dhënë në pyetjen në lidhje me mbështetjen ushtarake të Turqisë ndaj organizatës terroriste ISIS, Pavel nuk e mohoi këtë, por la të kuptohet se Erdogan e sheh ISIS-in më pak të rrezikshëm se kurdët.

Burimi : T.News Agency / ML

OPINIONE