FA marrin përsipër një “sulm frontal” ndaj mbeturinave në të gjithë vendin

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, prej rreth një jave vijojnë aksionin për pastrimin e territorit dhe sensibilizimin e qytetarëve.

Deri më tani në total nga Forca Tokësore janë angazhuar 250 efektivë dhe 24 mjete. Nga Reparti i Vaut të Dejës janë angazhuar 60 efektivë dhe 6 mjete në akset Hani Hotit – Shkodër, Murriqan – Ura e Baçallëkut dhe Velipojë – Shëngjin.

Ndërkohë që 50 efektivë dhe 6 mjete nga një Repart tjetër i Forcës Tokësore janë angazhuar në pastrimin e akseve Qafë Thanë – Prrenjas dhe Tushemisht Pgradec.

Ndërsa në akset 3 urat- Ura e Dragotit, Tepelenë, Qafë Bot, Qafë Gjashtë dhe Lukovë – Ksamil, janë angazhuar 90 efektivë dhe 6 mjete të një Reparti tjetër të Forcës Tokësore.

Nën kujdesin e Forcës Tokësorë është edhe aksi Dhërmi – Jalë ku janë angazhuar aktualisht 50 efektivë dhe 6 mjete.

Komanda Mbështetëse merr pjesë në aksionin e pastrimit nëpërmjet DMR (Drejtoria Mbështetëse Rajonale) në rrethet Kukës, Burrel, Korçë dhe Gjirokastër. Në këto rrethe janë angazhuar 200 efektivë dhe 20 mjete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne