Fashistët e ekstremit të djathtë bllokojnë edhe Alpet për të parandaluar hyrjen e emigrantëve

Rreth 100 fashistë të ekstremit të djathtë, në një përpjekje për tu siguruar se asnjë emigrant i paligjshëm nuk do të mund të futej në Francë, u përpoqën të bllokonin një kalim alpin që përdorej prej emigrantëve. Anëtarët e lëvizjes Identiteti i Gjeneratës (GI) ecën nëpër borë deri tek vendi Col de l’Echelle afër kufirit me Italinë, ku ngritën një “kufi simbolik” për ti treguar emigrantëve se kufiri ishte mbyllur dhe ata duhet të ktheheshin mbrapsh në shtëpi.

Shtegu është një pikë strategjike e kalimit për emigrantët e paligjshëm që hyjnë nga Italia, tha për agjencinë AFP zëdhënësi i GI-së, Pique Romain Espino. Ai kritikoi situatën që e quajti një mungesë guximi e autoriteteve publike. “Me pak vullnet, ne mund të kontrollojmë imigracionin dhe kufijtë,” shtoi ai. Grupimi me anëtarë kryesisht francezë, por që përfshin edhe italianë, hungarezë, danezë, austriakë, anglezë dhe gjermanë, planifikon të ngrejë një kufi duke përdorur rrjeta plastike.

Espino tha se anëtarët duan tu tregojnë emigrantëve sesa antinjerëzore është që ata njerëz të kalojnë Mesdheun apo Alpet e mbuluara me borë duke besuar se këto rrugë nuk janë të rrezikshme. “Ata nuk kanë per të gjetur El Doradon; është e pamoralshme. Ata që paguajnë për këtë janë francezët,” shtoi ai.

Vitin e kaluar, Alpet Franceze kanë përjetuar një rritje të madhe të kalimit të të rinjve, kryesisht nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë. Sipas autoriteteve, 1900 emigrantë të paligjshëm u kthyen në Itali në vitin 2017 krahasuar me 315 të një viti më parë.

Emigrimi mbetet një çështje e madhe përgjatë kufirit franko-italian, tha të premten ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, duke iu referuar rreth 50,000 njerëzve që ju refuzua hyrja në vitin 2017. Policia kufitare franceze po modifikon datat e lindjeve të fëmijëve të pambrojtur emigrantë për t’i konsideruar ata si të rritur në menyrë që t’i kthejë përsëri në Itali, thanë OJQ-të italiane.

Sipas the Guardian, OJQ-të i bënë thirrje Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Brendshme të Italisë, duke i thënë se kanë prova në të paktën dy raste ku policia franceze ka falsifikuar datat e lindjes të fëmijëve në mënyrë që tu ndalojë atyre hyrjen.

Stafi i një OJQ-je tha se gjatë një incidenti të ndodhur në qytetin kufitar italian Ventimilia, policia franceze kishte shkruar në dokumenta data më të hershme të lindjeve me qëllim refuzimin e hyrjes për dy fëmijë që njiheshin mirë nga organizata.

“Ne u gjendëm aty rastësisht. Pamë dy të mitur, të cilët i njihnim mirë, të ndaluar nga policia franceze. Ne arritëm ta kundershtonim kthimin e tyre prej policisë franceze dhe si rezultat policia nuk i ktheu ne Itali,” tha për Guardian, Daniela Ziterosa një asistente ligjore e organizatës bamirëse Intersos.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë dënuar Francën për krijimin e një kampi në qytetin kufitar italian të Ventimilias, ku refugjatët vuajnë nga kushtet e vështira humanitare. “Kushtet e jetesës së refugjatëve në qytetin italian të Ventimilias po përkeqësohen”, thanë në një raport Amnesty International dhe Karitas./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne