FATF fut Iranin në listën e zezë

Grupi special monetar i njohur me emrin FATF pas shumë e shumë kërcënimeve më në fund ka futur Iranin në listën e tij të zezë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, grupi FATF me qendër në Paris i cili veten e konsideron organ të luftës kundër pastrimit të parave dhe kundër garantimit të financimit të terrorizmit, dje me anë të një deklarate ka futur Iranin në listën e zezë të tij. Një prej diplomatëve evropianë në këtë grup ka thënë se dyert e këtij organi për Iranin do të jenë të hapura. Gazeta Wall Street Journal shkruan se vendimi i grupit FATF u mor pas dritës jeshile të evropianëve të cilët tashmë janë futur në linjën e presioneve të Amerikës kundër Iranit. Sipas kësaj gazete pas futjes së Iranit në listën e zezë të FATF të gjitha transaksionet bankare dhe financiare me Iranin do të kontrollohen ashpër ndërkohë që aktualisht të gjitha bankat perëndimore për shkak të sanksioneve të Amerikës nuk pranojnë të kryejnë shkëmbimet tregtare me Iranin./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne