Bota

Fashizëm katolik; në Poloni çifutët ndalohen të hyjnë në hotel

Mesazhi antisemit, “ndalohet hyrja për çifutët, komunistët dhe të gjithë hajdutët dhe tradhtarët e Polonisë”, ishte varur jashtë një hoteli në Cesarzowice, Poloni, njoftoi media lokale të martën.

Qyteti i Cesarzowices ndodhet fare afër Wroclawt, një qytet i madh i cili ra në sy jo shumë kohë më parë për të njejtat gjëra. Në nëntor 2015, Piotr Rybak udhëheqësi i Kampit Nacional Radikal i ekstremit të djathtë polak, parti anti komuniste dhe nacionaliste, dogji shëmbëlltyrën kukull të një çifuti gjatë një proteste kundër emigrantëve.

Kampi Nacional Radikal ishte gjithashtu një nga organizatorët e marshimit të 60,000 personave të këtij viti në Varshavë, kryeqytetin e vendit, në Ditën e Pavarësisë të Polonisë më 11 nëntor. Marshi paraqiti slogane në polonisht me fjalët “Evropa e Bardhë” dhe “Gjaku i pastër”. Grupi ekstremist është një pasues i lëvizjes anti-semite që u zhvillua në vitet 30, duke i marrë emrin, flamurin dhe simbolet për ta ringritur atë në vitin 1993.

Rybak u akuzua për perdorimin e frazave të urrejtjes, gjatë marshit të 11 nëntorit duke përfshirë atë që të gjithë çifutët e Polonisë duhet të “përzehen në Izrael”. Disa raportime polake pohojnë se Piotr Rybak është gjithashtu pronar i hotelit në Cesarzowice ku u postua mesazhi antisemitik.

Mesazhi i Rybak ka një rezonancë të veçantë me fjalët e fundit të presidentit amerikan gjatë vizitës së tij në Poloni.

Në fjalimin e tij të 5 korrikut në Varshavë, Presidenti amerikan Donald Trump parashtroi pyetjen “A e ka Perëndimi vullnetin që të mbijetojë” kundër “terrorizmit radikal islamik”.

“Ashtu sikurse Polonia nuk mund të thyhet, une deklaroj sot që ta dëgjojë edhe bota se Perëndimi kurrë nuk do të thyhet,” tha Trump. “Vlerat tona do të ekzistojnë, njerëzit tanë do të përparojnë dhe qytetërimi ynë do të triumfojë”.

“Unë jam këtu sot jo vetëm për të vizituar një aleat të vjetër, por për ta treguar atë si një shembull për të tjerët që kërkojnë liri dhe që dëshirojnë të marrin guximin dhe vullnetin për të mbrojtur qytetërimin tonë”, shtoi ai.

Dy vjet nga procesi gjyqësor pas protestave të vitit 2015 ku u akuzua për nxitje të urrejtjes, Rybak arriti të ulë dënimin e tij për djegjen e shëmbëlltyrës kukull të një çifuti nga 10 muaj në tre muaj dhe në Tetor 2017 afati tre mujor u reduktua në survejim elektronik.

Gjatë arrestimit të tij tre mujor, Rybakut ju kërkua të respektonte të gjitha normat ligjore dhe të qëndronte në shtëpi nga ora 19:00 deri në orën 9:00. Sidoqoftë, Rybaku mori pjesë në marshimin nacionalist në nëntor, ku regjistroi një video me një mik duke thënë: “Ne dëshirojmë sot që të gjithë majtistët dhe çifutët të shkojnë në farmacinë me te afërt dhe të blejnë apje qymyri, sepse veprojnë më mirë”.

Katër ditë më vonë, Rybak arrestohet në shtëpinë e tij dhe transportohet në një qendër të ndalimit policor, ku ka gjasa të kalojë tre muaj pas hekurave./ gazeta Impakt

burimi:rt

OPINIONE