Fetvaja e Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë kërkon nga vendet islame të mbështesin Palestinën

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kërkoi mbështetje të gjithanshme dhe ndihmë ushtarake nga vendet arabe dhe islame për popullin dhe rezistencën palestineze në luftën kundër pushtuesve sionistë.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion të befasishëm të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist kurse regjimi sionist, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e vet dhe të ndalojë operacionet e rezistencës palestineze, mbylli të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe filloi bombardimet e çmendura kundër popullatës civile të këtij rajoni.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë në reagim ndaj agresionit barbar dhe të vazhdueshëm të pushtuesve sionist kundër popullatës civile të Rripit të Gazës, lëshoi ​​një fetva (dekret fetar) dhe kërkoi nga vendet islamike dhe ushtritë e tyre zyrtare që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar agresionin e regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës.

Në një deklaratë të publikuar nga Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë për këtë qëllim, thuhet se bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet vendeve arabe dhe myslimane është i domosdoshëm për arritjen e ekuilibrit ndërkombëtar dhe luftën kundër arrogancës.

Duke theksuar domosdoshmërinë e luftës së koordinuar dhe ofrimin e ndihmës për popullin palestinez si detyrë fetare dhe përgjegjësi fetare e njerëzore, ky union shtoi: “Heshtja ndaj agresionit të regjimit pushtues sionist dhe mosreagimi ndaj tij është e ndaluar dhe vendet islamike dhe ushtritë zyrtare duhet të veprojnë menjëherë për të shpëtuar popullatën civile të Rripit të Gazës nga shkatërrimi dhe vrasja”.

Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë njoftoi se në kohën kur shtetet perëndimore po mbështesin regjimin pushtues izraelit në të gjitha nivelet ushtarake, financiare, mediatike dhe politike, vendet arabe dhe islamike kanë për detyrë të mbështesin Palestinën në mënyrë gjithëpërfshirëse”. Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë kishte theksuar më parë nevojën për mbështetje fetare, politike, ligjore dhe morale për popullin palestinez./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne