Filipine – Përmbytje dhe rrëshqitje toke nga stuhia “Tembin”, të paktën 200 të vdekur

Të paktën 200 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të papritura dhe rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga stuhia tropikale “Tembin” në jug të Filipineve, njoftuan autoritetet vendase.

“Provinca Lanao Verior ishte më e prekura, ku janë regjistruan 127 të vdekur dhe 69 të zhdukur, me të paktën tre qytete të goditura”, deklaroi policia.

“Ndërsa në provincën Zamboanga Veriore kanë vdekur 47 persona, 18 në Lanaon Jugor dhe 8 në provincat Bukidnon dhe Misamis Perëndimor”, theksojnë autoritetet.

“Kjo stuhi goditi të shtunën edhe provincën Palawan me erëra, që arrinin 105 km/orë, duke rritur fuqinë e tyre më pas deri në 145 km/orë”, njoftoi zyra e motit. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne