Filloi edhe zyrtarisht Samiti i liderëve të grupit G-7

Samiti i vendeve të grupit G-7 që përbëhet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Japonisë, Francës, Kanadasë dhe Italisë, filloi të shtunën me një darkë solemne të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron për nderë të liderëve mysafirë në qytetin Biarritz në jugperëndim të vendit.

Macron priti në hotelin “Palais” të Biarritz, Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Kryeministrat e Anglisë, Boris Johnson, të Italisë, Giuseppe Conte, të Japonisë, Shinzo Abe dhe të Kanadasë, Justin Trudeau si dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Më pas liderët morën pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Macron për nderë të tyre.

Macron dje gjatë orëve të pasdites u takua me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, ndërsa para samitit pati takime të ndara edhe me Kancelaren Merkel dhe Kryeministrin Abe.

Bëhet e ditur se kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nuk merr pjesë në këtë samit për shkak se para disa ditëve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike.

Tema kryesore e samitit është lufta kundër pabarazisë. Në këtë samiti do të trajtohen çështje të tilla si siguria, ndryshimi i klimës, dhuna ndaj grave dhe barazia gjinore.

Pritet që liderët gjatë samitit gjithashtu të diskutojnë çështje si Ukraina, Siria, Irani dhe Brexit.

Sot, ata do të marrin pjesë në seanca mbi “orarin për ekonominë ndërkombëtare / tregtinë dhe sigurinë ndërkombëtare”, “luftën kundër pabarazisë” dhe “partneritetin e G7 me Afrikën”.

Në ditën e tretë dhe të fundit të samitit, do të mbahen seanca me titullin “klima, gjallesat e ndryshme dhe oqeanet” dhe “transformimi digjital”.

Gjithashtu pritet që liderët të zhvillojnë bisedime bilaterale.

Në samit krahas përfaqësuesve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Bankës Botërore (BB), Fondit Monetarë Ndërkombëtar (FMN), Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Organizatës Botërore e Tregtisë (WTO) dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) janë ftuar edhe liderët e Afrikës së Jugut, Burkina Fasos, Egjiptit, Senegalit, Ruandës, Spanjës, Kilit, Indisë dhe Australisë.

Samiti do të përfundojë nesër me konferenca për shtyp që do të organizohen nga udhëheqësit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne