Ne videon me poshte Fisnik Kruja dhe Justinian Topulli flasin per kontrollin gylenist te KMSH-se
Përfaqësues të Forumit Mysliman të Shqipërisë protestuan sot kundër procesit zgjedhor për këshillat e myftinive, ndërsa hodhën akuza kundër Komunitetit Mysliman për manipulime dhe ndikim nga gylenistët. Fisnik Kruja, drejtues i Forumit Mysliman, thotë se një grup gylenistësh janë instaluar në mënyrë antistatutore në krye të KMSH. Sipas tij, ata refuzojnë çdo bashkëpunim me këdo që nuk është pjesë e grupit të tyre. Kruja tha se ky grup i bindet në mënyrë të verbër çdo urdhri që vjen nga Fetullah Gyleni. Ai shtoi se besimtarët myslimanë nuk do ta lënë KMSH të drejtohet Komuniteti Mysliman ka pasur probleme disa herë.
Para 10 vitesh në mënyrë antistatutore u instalua grupi gylenist në krye të KMSH. Janë një pjesë shumë e vogël e komunitetit mysliman dhe në vend q të jenë administratorë, janë bërë sundues. Forumi i ka denoncuar vazhdimisht këtë situatë. Për besimtarët është e papranueshme kjo situatë pa dinjitet. KMSH ka një histori të gjatë përpjekjesh për dialog me kryesinë. Në fillim nuk e kuptonim mirë natyrën e këtij grupimi dhe ndodheshim përballë situatave kritike. Ata tentuan t’i zëvendësonin imamët e xhamive me imamë të tyre. Para 10 vitesh gjetën mënyrën ta shpallnin terrorist imamin e Xhamisë së Medresesë. Ne jemi përpjekur të bashkëpunojmë me të gjithë faktorët e fesë islame. Ata kanë axhendën e tyre dhe nuk pranojnë ndërhyrje nga jashtë grupit të tyre.
Justinian Topulli, jurist, tha se ky grup, falë mbështetjes së fortë financiare dhe shfrytëzimit të disa ngërçeve në statutin e KMSH, ia kanë dalë të marrin kryesinë e tij disa vjet më parë. Sipas Topullit, për shkak të shpërndarjes së pabarabartë të fondeve, 200 xhami në Shqipëri qëndrojnë të mbyllura.
Komuniteti Mysliman, si bashkësi fetare. Drejtuesit duhet të jenë ata që zgjidhen nga besimtarët, pasi plotësojnë disa kritere. Ata që kanë ndërtuar statutin e kanë menduar një organizim të tillë. Ka disa ngërce juridike, sidomos lidhur me Këshillin e Përgjithshëm, i cili është në njëfarë mënyre parlamenti mysliman. Nganjëherë zgjedhjet nuk bëhen fare dhe në këtë rast nuk merret parasysh vullneti i besimtarëve. Krerët e KMSH i përkasin këtij sekti. Janë një grupim shumë hermetik. Nuk pranojnë hapje dhe kanë vjedhur besimin e besimtarëve mysliman. Janë pakicë dhe shpesh vënë në krye njerëz të paaftë. Nuk kujdesen për medresetë. Një pjesë I kanë mbyllur, kanë laicizuar programin. Ata janë instaluar në krye të KMSH dhe e përdorin atë për interesat e tyre. Axhenda e tyre është e fshehtë, nuk e dimë se ku do ta çojnë KMSH. Ata janë infiltruar gradualisht dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Kanë pasur mbështetje të fuqishme ekonomike, shisnin edhe imazhin e Turqisë, pra sikur ishin në aleancë me të. Ata hynë në KMSH duke marrë zyrat e vogla, pak nga pak. Djali i kryetarit të dikurshëm ishte njeriu i tyre. Në 2010 patën përplasje mes vetes. Që nga ai moment e kapën plotësisht kryesinë e KMSH. Pasi u instaluan aty, duke shfrytëzuar ngërcet e statutit, larguan të gjithë të tjerët. Në 2010 pati një konflikt, ishte ministër i Brendshëm Lulzim Basha dhe qeveria mbajti anën e tyre. Ka mbi 200 xhami në Shqipëri që nuk happen, shkaku kryesor është mospagesa e imamëve. Ata nuk i paguajnë ndërsa njerëzit e tyre kanë rroga të mira. / MCN TV