Flota amerikane do të shoqërojë anijet tregtare në ngushticën e Hormuzit

Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Esper, deklaroi të mërkurën në mbrëmje se flota e vendit të tij do të shoqërojë anijet me flamur amerikan në ngushticën e Hormuzit për shkak të kërcënimit iranian.

Një ditë pas miratimit në Senat të kandidaturës së tij për postin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper doli para kamerave për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

I pyetur në lidhje me konfiskimin nga Irani së fundmi të anijeve të disa shteteve në ngushticën e Hormuzit, Esper theksoi se Flota e SHBA-së do të shoqërojë anijet me flamur amerikan për të penguar këto lloj manovrash të Teheranit.

“Britanikët shoqërojnë anijet e tyre. Në bazë të vlerësimit të rrezikut, edhe ne do të shoqërojmë anijet tona. Jemi të mendimit që shtetet e tjera gjithashtu do të shoqërojnë anijet e tyre (në ngushticën e Hormuzit)”, komentoi ai.

“Por kjo s’do të thotë që çdo anijeje do t’i kushtohet një luftanije”, shtoi sekretari Esper duke argumentuar se shoqërimi i anijeve tregtare nga luftanijet e Flotës së SHBA-së do të jetë një fuqi parandaluese për Iranin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne