Bota

Forcat izraelite përleshen me palestinezët në Betlehem

Forcat izraelite janë ndeshur edhe një herë me palestinezët që demonstruan kundër politikës së re amerikane ndaj Kudsit në qytetin e Betlehem të Bregut Perëndimor.

Ushtarët izraelitë përdorën granata tymuese dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët ishin mbledhur jashtë një poste ushtarake izraelite në Betlehem. Duke mbajtur flamuj palestinezë, demonstruesit deklaruan se Kudsi i shenjtë është kryeqytet i përjetshëm i Palestinës. Në këtë kohë të vitit, Betlehemi normalisht është i mbushur nga pelegrinët dhe turistët nga e gjithë bota, si dhe të krishterët lokalë që festojnë pragun e Krishtlindjes në vendlindjen tradicionale të Jezu Krishtit. Administratori Apostolik i Patriarkanës Latine të Jeruzalemit, Kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa tha se “dhjetëra grupe” kishin anuluar vizitat e tyre të planifikuara në Betlehem pas vendimit të diskutueshëm të Uashingtonit mbi Jerusalemin që shkaktoi dhunë të paparë në territoret e pushtuara palestineze./ PT