Bota

Forcat jemenase sulmojnë me raketë pallatin e mbretit të Arabisë Saudite

Ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar me një raketë balistike pallatin “Al-Jamama” në Riad.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit po vazhdojnë sulmet e tyre raketore kundër Riadit. Në bazë të burimeve informative, kjo raketë ka goditur pallatin “Al-Jamama” në Riad. Kjo është në kohën kur burimet informative në Riad kanë njoftuar se është dëgjuar një zhurmë e madhe e shpërthimit. Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, ka deklaruar se ushtria she komitetet e rezistencës popullore të Jemenit kanë hedhur një raketë balistike në drejtim të qytetit Riad. Nga ana tjetër regjimi Al Saud në reagim ndaj këtij lajmi, ka pretenduar se ka vëzhguar një raketë balistike në jug të qytetit Riad./ PT