Forcat speciale izraelite dislokohen në kufirin me Gazën

Forcat speciale të regjimit sionist dhe një njësit raketor i këtij regjimi janë vendosur në kufirin me rripin e Gazës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Palestine Today sipas të cilës ushtria e regjimit sionist ka dislokuar njësitet e saj speciale në një koloni sioniste që ndodhet afër kufirit me rripin e Gazës. Regjimi sionist ka pretenduar se forcat janë shtuar pas publikimit të disa lajmeve mbi mundësinë e sulmeve të rezistencës palestineze në shenjë reagimi ndaj shkatërrimit të tunelit të rezistencës në Gaza. Më 30 tetor avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar një tunel të rezistencës në Khan Junes në Gaza duke martirizuar 12 palestinezë dhe plagosur 9 të tjerë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne