Forcat turke zbulojnë një tunel të organizatës terroriste YPG/PKK në Rasulayn

Në fshatin KishtoRasulayn-it, të spastruar nga elementët e terrorit në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, u zbulua një tunel i hapur nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Në fshatrat e spastruara nga elementët e terrorit në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, që Forcat e Armatosura Turke dhe njësitë e Ushtrisë Kombëtare Siriane ndërmarrin kundër organizatave terroriste DAESH dhe YPG/PKK me qëllim të shkatërrimit të korridorit të terrorit për formimin e të cilit po bëhen përpjekje në veri të Sirisë dhe për të vendosur paqen dhe qetësinë në këtë rajon, po vazhdojnë punimet e kërkim-spastrimit.

Mes fshatit Kishto të Rasulayn-it të spastruar nga pushtimi i organizatës terroriste dhe kufirit të Turqisë u zbulua një tunel i hapur nga kjo organizatë.

Në pamjet e marra duket hyrja në tunel të ndërtuar me mure betoni dhe që zbret në thellësi 4 metra.

Organizata terroriste YPG/PKK, e cila përdor taktikat e DAESH-it, tunelet i hapë për t’i rezistuar operacioneve ushtarake, për tu infiltruar dhe për të ndërmarrë sulme të befasishme.

Në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria Kombëtare Siriane e filluan të mërkurën, në Tel-Abyad dhe Rasulayn u spastruan 11 fshatra nga organizata terroriste./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne