Shqiperia

Formulari në shkolla, DPPA: Plotësohet me përgjegjshmëri nga prindi, ndihmon strukturat shëndetësore në punën e tyre

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Para-universitar, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se është hartuar një formular për prindërit, ku ata do të japin përgjigje në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.

DPPA shprehet se plotësohet me përgjegjshmëri nga prindërit, duke shtuar se ndihmon strukturat shëndetësore në punën e tyre.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Para-universitar:

Prindër të dashur,

Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t’u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga PRINDI për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë./ BW

OPINIONE

INTERVISTA