Shqiperia Uncategorized

FOTO/ ‘Punoj tek RENEA’, ky është Vilson Brahaj, i riu që vendosi tritol në banesën e Gazmir Dacit

Vilson Brahaj, personi që vuri tritolin në shtëpinë e Gazmir Dacit, në profilin e tij në Facebook shkruan se është qitës tek RENEA. 23-vjeçari lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, të Tiranës pozon gjithë krenari me armë të ndryshme. Po ashtu foto ka dhe përpara një automjeti policie.

Përpara efektivëve të policisë ai ka treguar se vendosi triton në banesën e prindërve të Gazmir Dacit, pasi ishte paguar.

“Kisha nevoje për lekë prandaj e bëra. Jam i papune s’kam asnjë të ardhur. Për të vënë eksploziv tek shtëpia e Xhelalit më paguan 5 mije euro. Lëndën shpërthyese e bleva tek disa djem në Fushë-Krujë. Ata ma montuan dhe unë vetëm sa e vura te shtëpia. Xhelalin e njoh se jetoj në Kamëz por nuk kam asgjë me të. E bëra vetëm për para”.

Po ashtu Vilson Brahaj është me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar për vjedhje. Në vitin 2014 ai është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal, që kishin kryer të paktën 26 vjedhje në dyqane celularësh në Tiranë.

OPINIONE