Pamje dramatike nga Kryeministria. Pas përplasjes së parë dhe tentativës për të hyrë në Kryeministri si dhe përgjigjes me gaz lotsjellës, kanë mbetur disa të lënduar.
Mbi skelën e vendosur para Kryeministrisë, disa të rinj janë ngjitur për t’i dhënë ndihmën protestuesit që ndihej keq. Për disa çaste një prej tyre i ka bërë masazh në kraharor.