FOTOT/ Rama paguan 50 mijë euro për shkollën e djalit të Mero Bazes në Londër

Në vazhdën e denoncimeve për nepotizëm dhe kapje të shtypit me paratë e taksapaguesve, Syri.net sjell skandalin e pagesës plot 50 mijë euro për djalin e një gazetari (nëse mund të quhet i tillë) që i shërben me zell të madh Edi Ramës, ndonëse ky i fundit nuk ka denjuar akoma t’i shkelë në studion e TV të tij, të ndërtuar me pastrim parash dhe gjoba ndaj bizneseve.

Baze i vogël është diplomuar për drejtësi në vitin 2015, dhe menjëherë pas kthimit të tij në Tiranë, ai filloi punën si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, pasi në krye të saj u zgjodh Erion Veliaj.

Por, pas 2 viteve punë në Bashkinë e Tiranës, Aldion Baze ka menduar që të bëjë edhe një master post-universitar dhe në këtë pikë sërish frerët i ka marrë në dorë babai i tij, botuesi i Gazetës Tema, Mero Baze.

Nuk është aspak një sekret që Mero Baze është një nga njerëzit më të afërt të Kryeministrit Edi Rama, dhe njerëzit që kryeministri në ikje e ka përdorur më së shumti për punët e tij të pista mediatike. Dhe mesa duket çdo shërbim e ka edhe një shpagim. Dokumentet zyrtare tregojnë se gjatë kohës kur Lindita Nikolla ishte Ministre e Arsimit, ka firmosur pa iu dridhur dora gati 50 mijë euro bursë vjetore për Aldion Mero Bazen, në mënyrë që ai të tentojë të pajiset edhe me një master, me çdo kusht e me çdo me çdo çmim të paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në “University College of London”.

Kështu për vitin akademik në vazhdim, Aldion Baze pasi punoi pranë Bashkisë së Tiranës në shërbim të Erion Veliajt, vendosi të ndryshojë ajër nga Tirana në Londër për të tentuar edhe njëherë të bëjë një palë studime 50 mijë euro viti në Londër, ndërsa në këmbim faturat e të birit që nuk nxë, i paguan babai i tij Mero Baze me fletushkën e tij elektronike “GazetaTema.net” duke shpërndarë dezinformacion për llogari të Edi Ramës.

Po flasim për të njëjtin njeri (Mero Bazen), i cili prej vitesh nuk ka lënë fëmijë e baballarë pa përfolur e pa denigruar, vetëm e vetëm se prindërit e tyre ishin njerëz që përbënin problem për qeverimin e Edi Ramës në dëm të qytetarëve shqiptarë. Sot nuk është dita e shpagimit, dhe Aldion Baze nuk ka pse paguan për mëkatet e panumërta të babait të tij deri edhe në kurriz të Greg Ramës dikur.

Por kur Aldioni të ndërgjegjësohet ndonjë ditë duke chill-ur nëpër rrugët e Londrës, le ta dijë se po të mos ishte për maskarallëqet e babait të tij, thellimi i tij i mëtejshëm në lëmin e dijes u mundësua nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Foto të jetës së Aldion Bazes, gjatë shkollimit të tij dhe punës në Bashkinë e Tiranës.
/Syri tv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne