Franca ndalon demonstratat pro Palestinës

Franca sot ndaloi demonstratat pro Palestinës në vend, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas është duke vazhduar.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, nëpërmjet një direktive që u dërgoi autoriteteve provinciale, urdhëroi ndalimin e të gjitha tubimeve pro-palestineze dhe arrestimin e organizatorëve të tyre. Ai tha se tubimet e tilla mund të prishin rendin publik.

Megjithatë, pavarësisht ndalimit, disa qindra demonstrues u mblodhën në “Place de la Republique” në Paris në mbështetje të palestinezëve.

Ndërkohë, sipas transmetuesit publik “France 24”, presidenti Emmanuel Macron i ka bërë thirrje popullit francez të qëndrojë i bashkuar mes frikës së një përhapjeje të konfliktit në Francë, vend ku jetojnë komunitetet më të mëdha hebreje dhe muslimane të Evropës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne