Bota

Franca shënon temperaturën më të lartë në historinë e saj

Franca shënoi temperaturën më të lartë në histori, 44.3 gradë Celsius, derisa e gjithë Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit. Rekordi në Francë u regjistrua të premten në qytetin jugor Carpentras. Rekordi i mëparshëm në këtë vend ka qenë 44.1 gradë Celsius, në vitin 2003, kur edhe kanë vdekur mijëra njerëz.

Shërbimi i Motit i Francës lëshoi alarmin e kuq për katër zona. Të gjitha ato janë në jug, ndërsa shumica e vendit mbetet nën alarmin portokalli, që është niveli i dytë më i lartë. Shërbimi i Motit tha se rekordi i ri, i matur në 13:48 sipas kohës lokale, mbetet i përkohshëm, pasi temperaturat mund të rriten ende.

Të nxehtë ekstrem janë duke përjetuar edhe pjesë të tjera të kontinentit evropian. Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar rekord temperaturash në qershor.

Burimi:BW

OPINIONE