Bota

Gazetari izraelit ngre flamurin saudit në Jerusalem, fton sauditët të vizitojnë

Një gazetar izraelit ka ngritur flamurin saudit në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit dhe bëri thirrje për marrëdhënie zyrtare diplomatike me Mbretërinë Saudite.

Pamjet e reklamës u postuan në llogarinë Twitter në gjuhën arabe të Ministrisë së Jashtme te Izraelit javën e kaluar.

“Unë me të vërtetë shpresoj se do të ketë paqe me Arabinë Saudite, dhe unë mund të vij në Arabinë Saudite për të vizituar, dhe njerëzit nga Arabia Saudite mund të vijnë për në Izrael dhe të vizitojnë,” thotë Yanki Farber.

“Ne me të vërtetë po kërkojmë paqe midis dy vendeve,” shtoi shkrimtari për uebfaqen e lajmeve ortodokse B’hadrei Hadarim.

Videoja është xhiruar jashtë Portës Hebron në pjesën veriperëndimore të qytetit të vjetër të Jerusalemit.

Kjo një bloger saudit vizitoi Jeruzalemin, ku banorët e shënjestruan atë me abuzim dhe hodhën karriget drejt tij.

Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike, por të dy kanë zhvilluar lidhje të ngushta për shkak të shqetësimeve të përbashkëta në lidhje me Iranin.

Ministria e Jashtme e Izraelit shpesh poston promovime propagandistike./ ML

OPINIONE